Kur flasim për periudhën më të bukur të jetës , atë më aktiven gjithnjë na vjen në mëndje ajo e adoleshencës. Është periudha më delikate në të cilën individi kalon vetëm njëherë .
Studimet kanë treguar se ndryshimet kryesore të jetës të përjetuara gjatë adoleshencës – presioni në shkollë, fitimi i pavarësisë apo i autonomisë nga prindërit, marrëdhëniet intime me bashkëmoshatarët, rritja dhe maturimi fizik, fillimi i marrëdhënieve romantike, pritshmëritë nga prindërit, etj. – shoqërohen me një rritje drastike të shpeshtësisë në të cilën ndodhin ngjarjet stresante .
Shumë e rëndësishme është qasja se si duhet të ndërhyjnë prindërit , shkolla dhe komuniteti më i gjërë për mënyrën se si duhet të ndërveprojnë me një të ri/re adoleshent.
Atë që ne mund ta qujamë një “Sistem Mbështetës” i cili i referohet një rrjeti njerëzish që i ofrojnë një personi mbështetje praktike dhe emocionale.
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mbajnë jo vetëm miqësi, por edhe me cilësi të lartë.
Duke i dëgjuar dhe i kuptuar adoleshentët , ata mësojnë se si të jenë kuptues dhe dëgjues aktivë shumë të mirë nesër, duke i përgatitur për jetën që i pret si të rritur.
Të rinjtë adoleshentë kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar , kjo i mban ata larg nga presioni i gjykimit dhe ndëshkmit klasik.
Tek individët të cilët ushtrojnë dhunë në familje , specialistët në retrospektivë i kushtojnë vëmëndje përiudhës së adoleshencës . Mënyra se si ata janë ndjerë në atë kohë, mbështetja që kanë marë, mardhëniet me rrethin e ngushtë familjar etj.
Mos harrojmë se bota e një adoleshenti është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.