Linja e Këshillimit për Burra dhe Djeme, Tiranë dhe Zyra për Djem dhe Burra, Shkodër në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvilluan modulin e parë të hapur në datat 7 – 8 dhjetor 2017 me temë “Komunikimi me një dhunues”.
Duke targetuar punonjës të shërbime të ndryshme publike dhe që janë në kontakte me dhunuesit (gjykata, shërbimi i provës, shërbimet sociale bashkiake, policia, etj…).
Gjithashtu edhe organizata që punojnë në fushën e dhunës në familje, përfaqësues të Ministrisë, përfaqësues të mekanizmave të referimit të rasteve të dhunës në familje, trajner dhe këshillues që praktikojnë këshillimin me dhunuesin.
Zhvillimi i moduleve të hapura të trajnimit synon të promovojnë rëndësinë e trajtimit të dhunuesve në ndërhyrjet kundër dhunës me bazë gjinore, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet ofruesve të shërbimeve për dhunuesit dhe aktorëve të tjerë publikë si dhe të krijojë një rrjet kombëtar profesionistesh të interesuar në fushën e këshillimit të dhunuesve.
Ky aktivitet u realizua fal mbështetjes financiare të IAMANEH Zvicër.