📢 𝙑ë𝙢ë𝙣𝙙𝙟𝙚 𝙩ë 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝ë 𝙩ë 𝙧𝙞𝙣𝙟𝙫𝙚!

📢 𝙑ë𝙢ë𝙣𝙙𝙟𝙚 𝙩ë 𝙜𝙟𝙞𝙩𝙝ë 𝙩ë 𝙧𝙞𝙣𝙟𝙫𝙚!
Është koha për të folur për varësinë nga rrjetet sociale.
Ndonëse jetojmë në një kohë kur është mirë të qëndrojmë të lidhur me miqtë dhe familjen në internet, kalimi i tepërt i kohës në mediat sociale mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien e përgjithshme sociale, emocionale dhe atë psikologjike.
🗂️ Studimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të çojë në përjetimim e ndjesive të ankthit, ndjenja depresioni si dhe vetmie.
💤 Përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të ndikojë në produktivitetin individual përgjatë ditës në mënyrë të drejpërdrejtë duke ndikuar gjumin tonë.
📌Sa më pak orë gjumë të bëjmë , dhe ca më i çrregullt të jetë ky i fundit , aq më i dëmshëm është.
Pra, bëni një pushim nga koha që qëndroni në media sociale ( feed scrolling) dhe provoni disa aktivitete të tjera si p.sh leximi i një libri, shëtitja ose kalimi i kohës me një shok, më vëllain apo motrën më të madhe ose më të vogël etj.
📌 Mos harroni se, media sociale është një mjet, por JO një domosdoshmëri.
📌Mos e lini të pushtojë jetën tuaj. Merrni kontrollin dhe jepni përparësi shëndetit tuaj mendor dhe fizik.
Dhe mos harroni linja e këshillimit është këtu për ju
1

Pse nuk flasim për dhunën ?

Shpeshherë kur dëgjojmë,shohim apo flasim rreth një rasti dhune përpiqemi ta anashkalojmë apo të themi se: “dhuna edhe ndodh” , “kush të rreh të do”,”mos u përzij të bëjnë çtë duan”,”e ka për të mirën tënde”,”burri duhet tja kesh frikën”,”edhe ndonjë shpullë ta jep burri,duhet të durosh”,”nuk prishet familja pse të jep një shpullë se është burrë në fund të ditës” pra shumë terma të tillë që i dëgjojmë vazhdimisht dhe na serviren si norma,vlera apo kulturë e çdo familjeje.Në këtë mënyrë ne e pranojmë si pjesë e përditshmërisë tonë duke e cilësuar si pjesë e mentalitetit dhe temperametit tonë si shoqëri.
Por në realitet dhuna është një krim ndaj vetvetes,personit tjetër ose një grupi apo komuniteti të caktuar e cila më pas ka pasoja të rënda si lëndime,dëmtime psikologjike,privim i të jetuarit i lirë,keqzhvillim,apo edhe vdekjen e personit.
Prandaj
-Të flasim sa më shumë me sensibilizim,ndërgjegjësim,denoncim kur ndjehemi në rrezik apo shohim dike tjetër duke u dhunuar.
-Të shohim duke mos u sjellë si indiferent kur shikon dikë duke u dhunuar dhe më pas duke e arsyetuar me “çmë duhet mua”.
-Të dëgjoj dikë që po më thot se më duhet ndihma jote pasi nuk po reagoj dot dhe jam në rrezik për jetën.
Është shumë e rëndësishme të denoncojmë dhunën,sepse në këtë mënyrë mbrojmë edhe viktimën.

3D businessman gesturing that they Don't see, don't hear and don't speak concept, 3d rendering

Trajnim me mësuesit !

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem zhvilloj një trajnim me mësues të ciklit 9- vjeçar dhe gjimnaz të Shkollës “Hafiz Ibrahim Dalliu”. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “STOPP- Mbështetja e zbatimit të programeve rehabilituese për autorët e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”
Në këtë trajnim morën pjesë 30 mësues. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me shërbimet e ofruara nga Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem dhe Linja Kombëtare e Këshillimit për Gra dhe Vajza për rehabilitimin e dhunuesit dhe mbështetjen e viktimave të dhunës. Diferencimi i dhunës ne familje. Të kuptuarit të ciklit të dhunës nga këndvështrimi i dhunuesve. Menaxhimi i vetes dhe nxënësve në situatë krize.
“Projekti STOPP zbatohet si pjesë e programit rajonal të UN Women për dhënien fund të dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Bashkimi Evropian.
30
31
33
32
34
35
36
37

INATI-Çfarë fshihet përtej inatit ?

⭐Shpesh herë përtej inatit fshihen një sërë emocione të tjera si zemërimi,frika,faji,turpi dëshpërimi etj.
✅Inati është një emocion dytësor i cili përpiqet të mbulojë emocione të tjera të cilat kamuflohen prej tij. Ajo çfarë është më e rëndësishme ,është të kuptojmë dallimin midis inatit si emocion kundrejt zemërimit si emocion.
⭐Ndonëse shprehimisht mund të kenë të njëjtin kuptim ,ato dallojnë në një pikë.
✅Inati është një ndjesi e cila formohet së brëndëshmi dhe më pas ajo nxit zemërimin i cili në të shumtën e rasteve është lehtësisht i kuptueshëm, nëpërmjet tonit të zërit,mënyrës se si i drejtohemi personit me të cilin jemi të zemëruar,veprimet tona etj.
✅Inati është një ndjesi e cila rrit vazhdimisht mendime dhe ndjesi negative të pabaza kundrejt të tjerëve. P.sh duke patur ndjesi inati kundrejt një personi,automatikisht nxitim formimin e mendimeve të pabaza për të. Po ashtu kjo rrit më tepër inatin i cili ngjitet në nivelin e zemërimit dhe pse jo,zgjon agresivitetin tonë.
29

Dhuna-Por çfarë e shtyn një individ që të ushtrojë dhunë ?!

Shpesh njerëzit që ushtrojnë dhunë kanë vështirësi në kontrollin e ndjenjave të tyre. Ata mund të jenë lënduar nga të tjerët.
Disa mendojnë se t’i bësh njerëzit të frikësohen nëpërmjet dhunës ose kërcënimeve për dhunë, do t’i zgjidhnin problemet e tyre ose do të fitojnë respekt.
✅Por çfarë e shkakton dikë që të godasë, shkelmojë, ose qëllojë me armë dikujt tjetër apo edhe ndaj vetes?
Asnjëherë nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje. Por njerëzit shpesh kryejnë dhunë për shkak të një ose më shumë arsyeve.
1.Disa njerëz përdorin dhunën për të çliruar ndjenjat e zemërimit ose zhgënjimit. Ata mendojnë se nuk ka përgjigje për problemet e tyre dhe i drejtohen dhunës për të shprehur emocionet e tyre të dala jashtë kontrollit.
2. Dhuna përdoret si një mënyrë për të kontrolluar të tjerët ose për të marrë diçka që ata duan.
3. Dhuna përdoret për t’u hakmarrë ndaj atyre që i kanë lënduar ose dikujt për të cilin kujdesen.
Dhuna është një sjellje e mësuar. Si të gjitha sjelljet e mësuara, ajo mund të ndryshohet. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë. Duke qenë se nuk ka asnjë shkak të vetëm të dhunës, nuk ka një zgjidhje të thjeshtë.
✅Disa shenja të cilat tregojnë për dhunë mund të jenë faktorë historikë ose statikë (të pandryshueshëm) si p.sh:
Një histori sjelljeje e dhunshme ose agresive
Të qënit viktimë e bullizmit
Abuzimi ose neglizhenca në fëmijërinë e hershme
Të qënit dëshmitar i dhunës në shtëpi
Një histori e mizorisë/dëmtimit ndaj kafshëve
Të qënit i pashpirt ose i mungon empatia për të tjerët
✅Shenja të tjera të dhunës të pranishme dhe mund të përshkallëzohen ose të kontribuojnë në rrezikun e dhunës në një ngjarje ose aktivitet të caktuar:
Përdorimi i drogës ose alkoolit
Probleme me kontrollin e ndjenjave si zemërimi
Ndjenja rregullisht refuzimi ose i vetëm
✅Disa shenja të dhunës së mundshme mund të jenë shenja të reja ose aktive. Ato mund të duken si:
Përleshje të shpeshta fizike
Rënie e performancës në shkollë
Kërcenime ose plane për të lënduar të tjerët.
28

Pse drogat janë veçanërisht të rrezikshme për të rinjtë ?

Sipas kërkimeve shkencore truri i të rinjve rritet dhe zhvillohet deri në mesin e të 20-tave. Përdorimi i drogërave në moshë të re ndërhyn në proceset e zhvillimit që ndodhin në tru. Mund të ndikojë gjithashtu në vendimmarrjen e tyre. Ata mund të kenë më shumë gjasa të bëjnë gjëra të rrezikshme, të tilla si seksi i pasigurt dhe veprime ekstreme si p.sh dhënia me shumë shpejtësi e makinave/veturave.
Sa më herët që ta fillojnë të rinjtë përdorimin e drogërave , aq më të mëdha janë shanset e tyre për të vazhduar përdorimin e tyre dhe për t’u bërë më vonë të varur prej tyre.
Marrja e drogës kur jeni i ri mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve shëndetësore , si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe çrregullime të shëndetit mendor.
⭐Cilat substancat përdoren më shpesh nga të rinjtë?
Substancat që përdoren më shpesh nga të rinjtë janë alkooli, duhani dhe marijuana. Kohët e fundit, shumë të rinj kanë filluar të përdorin edhe lëndë të forta narkotike si; kokaina, heroina, droga krokodil etj, të cilat kanë rritur problemet shëndetësore,psikologjike dhe sociale.
⭐Por çfarë i shtyn të rinjtë të jenë përdorues të lëndëve narkotike?!
Referuar studimeve janë 5 shkaqe kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët:
1. Presioni i bashkëmoshatarëve
Një nga shkaqet kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët është presioni që ata ndjejnë nga miqtë dhe madje edhe anëtarët e familjes.
2. Media sociale
Shumë individë tregojnë fotografi të përdorimit të substancave në rrjetet sociale, prandaj adoleshentët mendojnë se është e pranueshme shoqërisht.
3. Ndikimi i kulturës dhe shoqërisë
Në shumë filma dhe shfaqje televizive ,promovohet përdorimi i drogës dhe alkoolit. Si rezultat, shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i drogës dhe alkoolit është argëtues.
4. Kurioziteti
Disa adoleshentë fillojnë të përdorin drogë sepse janë kuriozë se si do të ndihen nga përdorimi i substancave.
5. Dëshira për të qenë vetvetja
Shumë adoleshentë mendojnë se e vetmja mënyrë për të qenë vetvetja është nëse përdorin substanca.
Por DUHET të dimë se : Drogërat nuk na bëjnë të jemi vetvetja, përkundrazi ato na tjetërsojnë dhe na shtyjnë të ndërmarrim veprime dëmtuese për veten,familjen dhe shoqërinë.
27

KBB-Aktivitet Psikoedukativ në Dajti Express,Tiranë.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem organizoi takimin e radhës aktivitet ” Psikoedukativ” me të rinjtë e Klubit “Bëhu Burrë”
Të rinjtë pjesmarrës u argëtuan në parkun më të madh natyror, “Adventure Park” në Dajti Express, Tiranë,
Vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
“Përdori energjitë e tua për tu kënaqur dhe jo për të dëmtuar të tjerët…”
…. 💪💪💪
Motoja e “Burrave të rinj” të cilët i thonë JO DHUNËS !
17
18
20
21
23
24
25
19
26

LKBD-Pjesë e marshimit “SYTË NGA SHËNDETI MENDOR”

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem, ditën e sotme pati kënaqësinë të ishte pjesë e marshimit “SYTË NGA SHËNDETI MENDOR , me rastin e ditës botërore të shëndetit mendor, organizuar nga: “Urdhri i Psikologut” në Republikën e Shqipërisë.

12

 

13

 

14

 

15

 

16

KBB-Përdori energjitë e tua për tu kënaqur dhe jo për të dëmtuar të tjerët.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem organizoi takimin e radhës aktivitet ” Psikoedukativ” me të rinjtë e Klubit “Bëhu Burrë”
Të rinjtë pjesmarrës u mblodhën në ambjentet e zyrave të CLMB ku vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
8
9
10
11…”

Dhuna Kibernetike

Dhuna Kibernetike është një fenomen relativisht i ri dhe po përhapet me rrezikshmëri shumë të lartë tek të gjithë pasi nëpërmjet rrjeteve sociale apo programeve të ndryshme kompjuterike po nxitet dhunë e cila po rezulton të dërgojë drejt demit ose vuajtjeve fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike dhe duke përfshirë gjithashtu shfrytëzimin e rrethanave, karakteristikave ose dobësive të individit që bie pre e sulmeve kibernetike.
Është shumë e rëndësishme që dhe indiciet minimale të një ngacmimi që ju shqetësojnë ti adresojmë përballë organeve kompetente.
Duhet të jeni të vëmendëshëm ndaj situatave të tilla pasi shpeshherë dhuna kibernetike mund të fillojë në internet, por shpesh përfundon në jetën reale me pasoja shkatërruese për viktimat dhe familjet e tyre.Kërcënimet për dhunë, përndjekje, nxitje për vetëvrasje, tërheqje të fëmijëve për qëllime seksuale… të gjitha mund të rezultojnë në vetëlëndimin e viktimës ose në sulm fizik nga autori fillestar.
7