ADOLESHENCA-Çfarë ka në brëndësi të saj !

Kur flasim për periudhën më të bukur të jetës , atë më aktiven gjithnjë na vjen në mëndje ajo e adoleshencës. Është periudha më delikate në të cilën individi kalon vetëm njëherë .
✅Studimet kanë treguar se ndryshimet kryesore të jetës të përjetuara gjatë adoleshencës – presioni në shkollë, fitimi i pavarësisë apo i autonomisë nga prindërit, marrëdhëniet intime me bashkëmoshatarët, rritja dhe maturimi fizik, fillimi i marrëdhënieve romantike, pritshmëritë nga prindërit, etj. – shoqërohen me një rritje drastike të shpeshtësisë në të cilën ndodhin ngjarjet stresante .
Shumë e rëndësishme është qasja se si duhet të ndërhyjnë prindërit , shkolla dhe komuniteti më i gjërë për mënyrën se si duhet të ndërveprojnë me një të ri/re adoleshent.
⭐Atë që ne mund ta qujamë një “Sistem Mbështetës” i cili i referohet një rrjeti njerëzish që i ofrojnë një personi mbështetje praktike dhe emocionale.
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mbajnë jo vetëm miqësi, por edhe me cilësi të lartë.
Duke i dëgjuar dhe i kuptuar adoleshentët , ata mësojnë se si të jenë kuptues dhe dëgjues aktivë shumë të mirë nesër, duke i përgatitur për jetën që i pret si të rritur.
Të rinjtë adoleshentë kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar , kjo i mban ata larg nga presioni i gjykimit dhe ndëshkmit klasik.
Tek individët të cilët ushtrojnë dhunë në familje , specialistët në retrospektivë i kushtojnë vëmëndje përiudhës së adoleshencës . Mënyra se si ata janë ndjerë në atë kohë, mbështetja që kanë marë, mardhëniet me rrethin e ngushtë familjar etj.
📣Mos harrojmë se bota e një adoleshenti është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.
6

KBB-Aktivitet Psikoedukativ dhe Sportiv

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem organizoi takimin e radhës aktivitet ” Psikoedukativ dhe Sportiv ” me të rinjtë e Klubit “Bëhu Burrë”
Ky aktivitet pati si qëllim argëtimin e anëtarve të Klubi “Bëhu Burrë” .
Aktiviteti u zhvillua në Mzezë- Paint Ball Zone në Kashar, Tiranë,
Mbas përfundimit të aktivitetit , vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
“Përdori energjitë e tua për tu kënaqur dhe jo për të dëmtuar të tjerët…”
….
Motoja e “Burrave të rinj” të cilët i thonë JO DHUNËS !
1
2
3
4
5

ADOLESHENCA – Çfarë ka brënda saj!

Kur flasim për periudhën më të bukur të jetës , atë më aktiven gjithnjë na vjen në mëndje ajo e adoleshencës. Është periudha më delikate në të cilën individi kalon vetëm njëherë .
✅Studimet kanë treguar se ndryshimet kryesore të jetës të përjetuara gjatë adoleshencës – presioni në shkollë, fitimi i pavarësisë apo i autonomisë nga prindërit, marrëdhëniet intime me bashkëmoshatarët, rritja dhe maturimi fizik, fillimi i marrëdhënieve romantike, pritshmëritë nga prindërit, etj. – shoqërohen me një rritje drastike të shpeshtësisë në të cilën ndodhin ngjarjet stresante .
Shumë e rëndësishme është qasja se si duhet të ndërhyjnë prindërit , shkolla dhe komuniteti më i gjërë për mënyrën se si duhet të ndërveprojnë me një të ri/re adoleshent.
⭐Atë që ne mund ta qujamë një “Sistem Mbështetës” i cili i referohet një rrjeti njerëzish që i ofrojnë një personi mbështetje praktike dhe emocionale.
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mbajnë jo vetëm miqësi, por edhe me cilësi të lartë.
Duke i dëgjuar dhe i kuptuar adoleshentët , ata mësojnë se si të jenë kuptues dhe dëgjues aktivë shumë të mirë nesër, duke i përgatitur për jetën që i pret si të rritur.
Të rinjtë adoleshentë kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar , kjo i mban ata larg nga presioni i gjykimit dhe ndëshkmit klasik.
Tek individët të cilët ushtrojnë dhunë në familje , specialistët në retrospektivë i kushtojnë vëmëndje përiudhës së adoleshencës . Mënyra se si ata janë ndjerë në atë kohë, mbështetja që kanë marë, mardhëniet me rrethin e ngushtë familjar etj.
📣Mos harrojmë se bota e një adoleshenti është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.
Nëse e shihni të nevojshme konsultimin me një profesionit , mos nguroni të na kontaktoni !
ADOLESHENCA

PSE DROGAT JANË VEÇANËRISHT TË RREZIKSHME PËR TË RINJTË ?!

Pse drogat janë veçanërisht të rrezikshme për të rinjtë?
Sipas kërkimeve shkencore truri i të rinjve rritet dhe zhvillohet deri në mesin e të 20-tave. Përdorimi i drogërave në moshë të re ndërhyn në proceset e zhvillimit që ndodhin në tru. Mund të ndikojë gjithashtu në vendimmarrjen e tyre. Ata mund të kenë më shumë gjasa të bëjnë gjëra të rrezikshme, të tilla si seksi i pasigurt dhe veprime ekstreme si p.sh dhënia me shumë shpejtësi e makinave/veturave.
Sa më herët që ta fillojnë të rinjtë përdorimin e drogërave , aq më të mëdha janë shanset e tyre për të vazhduar përdorimin e tyre dhe për t’u bërë më vonë të varur prej tyre.
Marrja e drogës kur jeni i ri mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve shëndetësore , si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe çrregullime të shëndetit mendor.
⭐Cilat substancat përdoren më shpesh nga të rinjtë?
Substancat që përdoren më shpesh nga të rinjtë janë alkooli, duhani dhe marijuana. Kohët e fundit, shumë të rinj kanë filluar të përdorin edhe lëndë të forta narkotike si; kokaina, heroina, droga krokodil etj, të cilat kanë rritur problemet shëndetësore,psikologjike dhe sociale.
⭐Por çfarë i shtyn të rinjtë të jenë përdorues të lëndëve narkotike?!
Referuar studimeve janë 5 shkaqe kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët:
1. Presioni i bashkëmoshatarëve
Një nga shkaqet kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët është presioni që ata ndjejnë nga miqtë dhe madje edhe anëtarët e familjes.
2. Media sociale
Shumë individë tregojnë fotografi të përdorimit të substancave në rrjetet sociale, prandaj adoleshentët mendojnë se është e pranueshme shoqërisht.
3. Ndikimi i kulturës dhe shoqërisë
Në shumë filma dhe shfaqje televizive ,promovohet përdorimi i drogës dhe alkoolit. Si rezultat, shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i drogës dhe alkoolit është argëtues.
4. Kurioziteti
Disa adoleshentë fillojnë të përdorin drogë sepse janë kuriozë se si do të ndihen nga përdorimi i substancave.
5. Dëshira për të qenë vetvetja
Shumë adoleshentë mendojnë se e vetmja mënyrë për të qenë vetvetja është nëse përdorin substanca.
Por DUHET të dimë se : Drogërat nuk na bëjnë të jemi vetvetja, përkundrazi ato na tjetërsojnë dhe na shtyjnë të ndërmarrim veprime dëmtuese për veten,familjen dhe shoqërinë.
@european_network_wwp
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni.
Pikërisht stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem është aty për t’ju dëgjuar dhe ndihmuar!
Ju lutem na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@linjakeshillimitperburra
DROGRAT