Shpesh njerëzit që ushtrojnë dhunë kanë vështirësi në kontrollin e ndjenjave të tyre. Ata mund të jenë lënduar nga të tjerët.
Disa mendojnë se t’i bësh njerëzit të frikësohen nëpërmjet dhunës ose kërcënimeve për dhunë, do t’i zgjidhnin problemet e tyre ose do të fitojnë respekt.
Por çfarë e shkakton dikë që të godasë, shkelmojë, ose qëllojë me armë dikujt tjetër apo edhe ndaj vetes?
Asnjëherë nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje. Por njerëzit shpesh kryejnë dhunë për shkak të një ose më shumë arsyeve.
1.Disa njerëz përdorin dhunën për të çliruar ndjenjat e zemërimit ose zhgënjimit. Ata mendojnë se nuk ka përgjigje për problemet e tyre dhe i drejtohen dhunës për të shprehur emocionet e tyre të dala jashtë kontrollit.
2. Dhuna përdoret si një mënyrë për të kontrolluar të tjerët ose për të marrë diçka që ata duan.
3. Dhuna përdoret për t’u hakmarrë ndaj atyre që i kanë lënduar ose dikujt për të cilin kujdesen.
Dhuna është një sjellje e mësuar. Si të gjitha sjelljet e mësuara, ajo mund të ndryshohet. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë. Duke qenë se nuk ka asnjë shkak të vetëm të dhunës, nuk ka një zgjidhje të thjeshtë.
Disa shenja të cilat tregojnë për dhunë mund të jenë faktorë historikë ose statikë (të pandryshueshëm) si p.sh:
Një histori sjelljeje e dhunshme ose agresive
Të qënit viktimë e bullizmit
Abuzimi ose neglizhenca në fëmijërinë e hershme
Të qënit dëshmitar i dhunës në shtëpi
Një histori e mizorisë/dëmtimit ndaj kafshëve
Të qënit i pashpirt ose i mungon empatia për të tjerët
Shenja të tjera të dhunës të pranishme dhe mund të përshkallëzohen ose të kontribuojnë në rrezikun e dhunës në një ngjarje ose aktivitet të caktuar:
Përdorimi i drogës ose alkoolit
Probleme me kontrollin e ndjenjave si zemërimi
Ndjenja rregullisht refuzimi ose i vetëm
Disa shenja të dhunës së mundshme mund të jenë shenja të reja ose aktive. Ato mund të duken si:
Përleshje të shpeshta fizike
Rënie e performancës në shkollë
Kërcenime ose plane për të lënduar të tjerët.