Sot në ambjentet e Hotel Tiranës u mbajt tryeza e rrumbullakët mbi fushatën e baballarëve. Fushatë e cila implementohet nga Linja e Këshillimit për Burra dhe djem me mbështetjen e MenCare International si dhe suport financiar të Agjencisë Austriake për Zhvillim.
Të pranishëm në këtë tryezë të rrumbullakët ishte Drejtori i zyrës së A.A.ZH në Shqipëri z.Heinz Habertheuer; Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë z.Blendi Klosi; z.David Saunders, përfaqësues i UN Women në Shqipëri; si dhe përfaqësuesi i MenCare International z.Besnik Leka.
Drejtoresha Iris Luarasi hapi fjalën e kësaj tryeze të rrumbullakët duke folur pak për vizionin e kësaj fushate deri te ndryshimi i politikave në lidhje me atësinë si model prindërimi.