MBROHU !

Sa herë që bëjmë  seks pa prezervativ jemi në rrezik të infektohemi, për më tutje mund të komplikohet sepse shum infeksione seksualisht transmetuese në fillim nuk kanë simptoma të dukshme – ne nuk e dimë se jemi te infektuar dhe në shikim te parë nuk ka asgjë të keqe tek ne. Nëse nuk paraqitemi te mjeku në kohë dhe infeksioni përparon, trajtimi i tij bëhet më i komplikuar.

Ja pse ështe shum e rëndësishme që gjatë secilit dhe çdo kontakti seksual ne përdorim produktin e pazëvendësueshëm, unik, te domosdoshëm, brilant, super-heroik, të quajtur PREZERVATIV!

SST ndahen ne tri grupe:

Në grupin e parë bëjnë pjesë ato të cilat shkaktohen nga bakteriet.

Janë shumë të mërzitshme dhe të pakëndshme. Lajmi mirë është që traitimi me antibiotikë është i suksesshëm.

Trajtimi i infeksioneve seksualisht transmetuese të shkaktuara nga viruset, zakonisht janë të pa kurueshme. Simptomat e tyre mund te shërohen apo te lehtësohen,por virusi ngelet në trupin e personit i cili ka qenë i infektuar dhe mund te transmetohet tek të tjerët me kontakte seksuale.

Grupi tretë përbëhet nga infeksionet fungiale dhe parazitët.

Është shum gjë e mirë nëse ju i besoni partnerit tuaj mashkull,poashtu edhe nëse i besoni partnerit femër.Sido që te jetë, besimi nuk është arsye që t’ju shmangeni perdorimit të prezervativit. Për më tepër: personi i cili insiston në përdorimin e prezervativit është një person që meriton besimin. Këta persona tregojnë që ata kujdesen për shëndetin tuaj dhe të tyre poashtu nuk deshirojnë që afërsia juaj të shëndrohet në një film të frikshëm. Gjatë këtij filmi në vend të kokoshkave, merret drogë, dhe mardhënia juaj dhe shoqëria kthehet në akuza dhe fajësime.

Përderisa të rinjët janë më aktiv seksualisht, ata janë grupi me rrezikshmëri më të lartë. Nëse keni më tepër se një partner, rreziku për tu infektuar është më i madh, sepse duke pasur një mardhënie seksuale të pambrojtur, ju nuk keni hyrë në lidhje vetëm me një person por me të githë ata që kanë pasur seks pa mbroitje me atë person para jush

Vetëm prezervativi dhe abstenimi na mbrojnë nga SST.

Simptomat e SST mund te jenë:

  • Shtimi apo ndryshimi i sekretit vaginal, të penisit apo anusit.
  • Senzitiviteti, ndjenja e djegjës, apo kruarja e organeve gienitale apo anale
  • Ndjenia e djegies dhe dhimbje pas ose giatë urinimit
  • Dhimbje dhe ënjtje e ijeve
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri në pjesën e poshtme të abdomenit
  • Plage, Iytha, fshika apo ndonjë kërpudhe e gieniataleve, zonave reth organeve gienitale apo anale dhe në gojë

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma ,

VIZITONI MJEKUN MENJËHERE?

P.s #NejemiLinjaKëshillimit

#BëhuBurrë #TregoVlera

#KlubiBëhuBurrë

@iamaneh_schweiz

 

logoclmb_02

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>