Dhuna Kibernetike

Dhuna Kibernetike është një fenomen relativisht i ri dhe po përhapet me rrezikshmëri shumë të lartë tek të gjithë pasi nëpërmjet rrjeteve sociale apo programeve të ndryshme kompjuterike po nxitet dhunë e cila po rezulton të dërgojë drejt demit ose vuajtjeve fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike dhe duke përfshirë gjithashtu shfrytëzimin e rrethanave, karakteristikave ose dobësive të individit që bie pre e sulmeve kibernetike.
Është shumë e rëndësishme që dhe indiciet minimale të një ngacmimi që ju shqetësojnë ti adresojmë përballë organeve kompetente.
Duhet të jeni të vëmendëshëm ndaj situatave të tilla pasi shpeshherë dhuna kibernetike mund të fillojë në internet, por shpesh përfundon në jetën reale me pasoja shkatërruese për viktimat dhe familjet e tyre.Kërcënimet për dhunë, përndjekje, nxitje për vetëvrasje, tërheqje të fëmijëve për qëllime seksuale… të gjitha mund të rezultojnë në vetëlëndimin e viktimës ose në sulm fizik nga autori fillestar.
7

ADOLESHENCA-Çfarë ka në brëndësi të saj !

Kur flasim për periudhën më të bukur të jetës , atë më aktiven gjithnjë na vjen në mëndje ajo e adoleshencës. Është periudha më delikate në të cilën individi kalon vetëm njëherë .
✅Studimet kanë treguar se ndryshimet kryesore të jetës të përjetuara gjatë adoleshencës – presioni në shkollë, fitimi i pavarësisë apo i autonomisë nga prindërit, marrëdhëniet intime me bashkëmoshatarët, rritja dhe maturimi fizik, fillimi i marrëdhënieve romantike, pritshmëritë nga prindërit, etj. – shoqërohen me një rritje drastike të shpeshtësisë në të cilën ndodhin ngjarjet stresante .
Shumë e rëndësishme është qasja se si duhet të ndërhyjnë prindërit , shkolla dhe komuniteti më i gjërë për mënyrën se si duhet të ndërveprojnë me një të ri/re adoleshent.
⭐Atë që ne mund ta qujamë një “Sistem Mbështetës” i cili i referohet një rrjeti njerëzish që i ofrojnë një personi mbështetje praktike dhe emocionale.
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mbajnë jo vetëm miqësi, por edhe me cilësi të lartë.
Duke i dëgjuar dhe i kuptuar adoleshentët , ata mësojnë se si të jenë kuptues dhe dëgjues aktivë shumë të mirë nesër, duke i përgatitur për jetën që i pret si të rritur.
Të rinjtë adoleshentë kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar , kjo i mban ata larg nga presioni i gjykimit dhe ndëshkmit klasik.
Tek individët të cilët ushtrojnë dhunë në familje , specialistët në retrospektivë i kushtojnë vëmëndje përiudhës së adoleshencës . Mënyra se si ata janë ndjerë në atë kohë, mbështetja që kanë marë, mardhëniet me rrethin e ngushtë familjar etj.
📣Mos harrojmë se bota e një adoleshenti është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.
6

KBB-Aktivitet Psikoedukativ dhe Sportiv

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem organizoi takimin e radhës aktivitet ” Psikoedukativ dhe Sportiv ” me të rinjtë e Klubit “Bëhu Burrë”
Ky aktivitet pati si qëllim argëtimin e anëtarve të Klubi “Bëhu Burrë” .
Aktiviteti u zhvillua në Mzezë- Paint Ball Zone në Kashar, Tiranë,
Mbas përfundimit të aktivitetit , vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
“Përdori energjitë e tua për tu kënaqur dhe jo për të dëmtuar të tjerët…”
….
Motoja e “Burrave të rinj” të cilët i thonë JO DHUNËS !
1
2
3
4
5

TRAJNIM NË SHIJAK

Linja e këshillimit për Burra dhe Djem nën atmosferën shumë energjike të të rinjve të shkollës “16 Shtatori”, në Bashkine Shijak , ofroi trajnimin me temë :,
📌“ Fuqia e mendimit pozitiv”.
✅Pjesëmarrësve gjithashtu i’u prezantua përvoja disa vjeçare e Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem, në ofrimin e shërbimeve rehabilituese për autorët e dhunës në familje.
📣‘’ T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”
SHIJAKSHIJAK 3

TRAJNIM ME KLUBIN “BËHU BURRË”

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem organizoi takimin e parë hapës të vitit 2023, me të rinjtë e Klubit “Bëhu Burrë”
Ky aktivitet pati si qëllim zhvillimin e një trajnimi avancuar mbi;
✅ Te njohim, shprehim dhe menaxhojmë emocionet” .
Trajnimi u zhvillua në ambjentet e CLMB, Tiranë,
Mbas përfundimit të trajnimit, vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
“Përdori energjitë e tua për të ndryshuar botën…”
TRAJNIM KBB

Linja e Këshillimit për Burra dhe dhe Djem organizoi një aktivitet “Psikoeduaktiv – Trajnim i avancuar” me të rinjtë e Klubit Bëhu Burrë
Trajnim eksperiencial me temë:
“Terapia e Artit si mjeti i të shprehur të emocioneve”
Trajnimi u zhvillua në ambjentet e CLMB, Tiranë.
Mbas përfundimit të trajnimit, vend të veçantë zunë edhe diskutimet e të rinjve të cilët shpalosën idetë mbi sensibilizimin e mbarë shoqërisë për ti thënë PO ndryshimit dhe STOP dhunës.
“Përdori energjitë e tua për të ndryshuar botën…”
kbb 1

Dhuna në sytë e të rinjve

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem ,vijon realizimin e workshope-ve me të rinj në gjimnaze të qytetit të Tiranës.

 

U zhvilluan takime shumë interesante me të rinj shumë energjikë në lidhje me;

 

“Dhuna, llojet dhe mënyrat e parandalimit” ku nëpërmjet psikoedukimit dhe ushtrimeve praktike nxënësit u nxitën të diskutojnë rreth këtyre çështjeve.

 

Shumë falenderime për nxënësit në angazhimin maksimal në diskutim si dhe për stafin psikosocial për bashkëpunimin.

 

P.s #NejemiLinjaKëshillimit

#BëhuBurrë #TregoVlera

#KlubiBëhuBurrë

@iamaneh_schweiz

 

per web

Masakra e dhunës në familje – 3 gra të vrara dhe 3 të plagosuara

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem ditën e sotme është ftuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ku është diskutuar mbi ngjarjen e fundit të ndodhur në Tiranë dhe për fenomenin dhunë, shumë të rrezikshëm dhe në rritje .
Gjatë këtij emisoni u bë i mundur prezantimi i shërbimeve duke vendosur theksin mbi rëndësinë e punës me autorët e dhunës.

Në këtë link https://youtu.be/3JIhyL3H2Ic gjeni pronociimin e plotë.…

rtsh

ADOLESHENCA – Çfarë ka brënda saj!

Kur flasim për periudhën më të bukur të jetës , atë më aktiven gjithnjë na vjen në mëndje ajo e adoleshencës. Është periudha më delikate në të cilën individi kalon vetëm njëherë .
✅Studimet kanë treguar se ndryshimet kryesore të jetës të përjetuara gjatë adoleshencës – presioni në shkollë, fitimi i pavarësisë apo i autonomisë nga prindërit, marrëdhëniet intime me bashkëmoshatarët, rritja dhe maturimi fizik, fillimi i marrëdhënieve romantike, pritshmëritë nga prindërit, etj. – shoqërohen me një rritje drastike të shpeshtësisë në të cilën ndodhin ngjarjet stresante .
Shumë e rëndësishme është qasja se si duhet të ndërhyjnë prindërit , shkolla dhe komuniteti më i gjërë për mënyrën se si duhet të ndërveprojnë me një të ri/re adoleshent.
⭐Atë që ne mund ta qujamë një “Sistem Mbështetës” i cili i referohet një rrjeti njerëzish që i ofrojnë një personi mbështetje praktike dhe emocionale.
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për t’u siguruar që fëmijët e tyre të mbajnë jo vetëm miqësi, por edhe me cilësi të lartë.
Duke i dëgjuar dhe i kuptuar adoleshentët , ata mësojnë se si të jenë kuptues dhe dëgjues aktivë shumë të mirë nesër, duke i përgatitur për jetën që i pret si të rritur.
Të rinjtë adoleshentë kanë nevojë të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar , kjo i mban ata larg nga presioni i gjykimit dhe ndëshkmit klasik.
Tek individët të cilët ushtrojnë dhunë në familje , specialistët në retrospektivë i kushtojnë vëmëndje përiudhës së adoleshencës . Mënyra se si ata janë ndjerë në atë kohë, mbështetja që kanë marë, mardhëniet me rrethin e ngushtë familjar etj.
📣Mos harrojmë se bota e një adoleshenti është me shumë ngjyra , dhe ne më të rriturve na takon ti kuptojmë, dëgjojmë,mbështetesim dhe edukojmë ata.
Nëse e shihni të nevojshme konsultimin me një profesionit , mos nguroni të na kontaktoni !
ADOLESHENCA

PSE DROGAT JANË VEÇANËRISHT TË RREZIKSHME PËR TË RINJTË ?!

Pse drogat janë veçanërisht të rrezikshme për të rinjtë?
Sipas kërkimeve shkencore truri i të rinjve rritet dhe zhvillohet deri në mesin e të 20-tave. Përdorimi i drogërave në moshë të re ndërhyn në proceset e zhvillimit që ndodhin në tru. Mund të ndikojë gjithashtu në vendimmarrjen e tyre. Ata mund të kenë më shumë gjasa të bëjnë gjëra të rrezikshme, të tilla si seksi i pasigurt dhe veprime ekstreme si p.sh dhënia me shumë shpejtësi e makinave/veturave.
Sa më herët që ta fillojnë të rinjtë përdorimin e drogërave , aq më të mëdha janë shanset e tyre për të vazhduar përdorimin e tyre dhe për t’u bërë më vonë të varur prej tyre.
Marrja e drogës kur jeni i ri mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve shëndetësore , si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe çrregullime të shëndetit mendor.
⭐Cilat substancat përdoren më shpesh nga të rinjtë?
Substancat që përdoren më shpesh nga të rinjtë janë alkooli, duhani dhe marijuana. Kohët e fundit, shumë të rinj kanë filluar të përdorin edhe lëndë të forta narkotike si; kokaina, heroina, droga krokodil etj, të cilat kanë rritur problemet shëndetësore,psikologjike dhe sociale.
⭐Por çfarë i shtyn të rinjtë të jenë përdorues të lëndëve narkotike?!
Referuar studimeve janë 5 shkaqe kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët:
1. Presioni i bashkëmoshatarëve
Një nga shkaqet kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët është presioni që ata ndjejnë nga miqtë dhe madje edhe anëtarët e familjes.
2. Media sociale
Shumë individë tregojnë fotografi të përdorimit të substancave në rrjetet sociale, prandaj adoleshentët mendojnë se është e pranueshme shoqërisht.
3. Ndikimi i kulturës dhe shoqërisë
Në shumë filma dhe shfaqje televizive ,promovohet përdorimi i drogës dhe alkoolit. Si rezultat, shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i drogës dhe alkoolit është argëtues.
4. Kurioziteti
Disa adoleshentë fillojnë të përdorin drogë sepse janë kuriozë se si do të ndihen nga përdorimi i substancave.
5. Dëshira për të qenë vetvetja
Shumë adoleshentë mendojnë se e vetmja mënyrë për të qenë vetvetja është nëse përdorin substanca.
Por DUHET të dimë se : Drogërat nuk na bëjnë të jemi vetvetja, përkundrazi ato na tjetërsojnë dhe na shtyjnë të ndërmarrim veprime dëmtuese për veten,familjen dhe shoqërinë.
@european_network_wwp
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni.
Pikërisht stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem është aty për t’ju dëgjuar dhe ndihmuar!
Ju lutem na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@linjakeshillimitperburra
DROGRAT