Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veshi ngjyrën portokalli në mbështetje të 16 ditëve të aktivizmit edhe nëpërmjet organizimit të dy eventeve “Femsaloon” me temë dhunën me bazë gjinore. Takimi i parë i 7 dhjetorit diskutoi rolin e medias në mbulimin e çështjeve dhe dhunës me bazë gjinore. Në takimin e dytë, më 10 dhjetor, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin krimin me bazë gjinore nëpërmjet shembujve dhe rasteve konkrete. Të dyja këto takime nxitën një shkëmbim intensiv përvojash dhe idesh në lidhje me situatën në Shqipëri, sfidat e grave të dhunuara, mbulimin mediatik të dhunës me bazë gjinore si dhe efektivitetin e mekanizmave për raportimin dhe mbrojtjen e viktimave, me theks të veçantë mbi rolin e Policisë së Shtetit në përgjigje ndaj këtyre sfidave.