Pse drogat janë veçanërisht të rrezikshme për të rinjtë?
Sipas kërkimeve shkencore truri i të rinjve rritet dhe zhvillohet deri në mesin e të 20-tave. Përdorimi i drogërave në moshë të re ndërhyn në proceset e zhvillimit që ndodhin në tru. Mund të ndikojë gjithashtu në vendimmarrjen e tyre. Ata mund të kenë më shumë gjasa të bëjnë gjëra të rrezikshme, të tilla si seksi i pasigurt dhe veprime ekstreme si p.sh dhënia me shumë shpejtësi e makinave/veturave.
Sa më herët që ta fillojnë të rinjtë përdorimin e drogërave , aq më të mëdha janë shanset e tyre për të vazhduar përdorimin e tyre dhe për t’u bërë më vonë të varur prej tyre.
Marrja e drogës kur jeni i ri mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve shëndetësore , si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe çrregullime të shëndetit mendor.
Cilat substancat përdoren më shpesh nga të rinjtë?
Substancat që përdoren më shpesh nga të rinjtë janë alkooli, duhani dhe marijuana. Kohët e fundit, shumë të rinj kanë filluar të përdorin edhe lëndë të forta narkotike si; kokaina, heroina, droga krokodil etj, të cilat kanë rritur problemet shëndetësore,psikologjike dhe sociale.
Por çfarë i shtyn të rinjtë të jenë përdorues të lëndëve narkotike?!
Referuar studimeve janë 5 shkaqe kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët:
1. Presioni i bashkëmoshatarëve
Një nga shkaqet kryesore të përdorimit të drogës tek adoleshentët është presioni që ata ndjejnë nga miqtë dhe madje edhe anëtarët e familjes.
2. Media sociale
Shumë individë tregojnë fotografi të përdorimit të substancave në rrjetet sociale, prandaj adoleshentët mendojnë se është e pranueshme shoqërisht.
3. Ndikimi i kulturës dhe shoqërisë
Në shumë filma dhe shfaqje televizive ,promovohet përdorimi i drogës dhe alkoolit. Si rezultat, shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i drogës dhe alkoolit është argëtues.
4. Kurioziteti
Disa adoleshentë fillojnë të përdorin drogë sepse janë kuriozë se si do të ndihen nga përdorimi i substancave.
5. Dëshira për të qenë vetvetja
Shumë adoleshentë mendojnë se e vetmja mënyrë për të qenë vetvetja është nëse përdorin substanca.
Por DUHET të dimë se : Drogërat nuk na bëjnë të jemi vetvetja, përkundrazi ato na tjetërsojnë dhe na shtyjnë të ndërmarrim veprime dëmtuese për veten,familjen dhe shoqërinë.
@european_network_wwp
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni.
Pikërisht stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem është aty për t’ju dëgjuar dhe ndihmuar!
Ju lutem na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@linjakeshillimitperburra