
Mendimet që na mashtrojnë janë janë modele mendimi të pasakta që deformojnë realitetin. Ndikojnë në mënyrën se si ne ndihemi në lidhje me veten dhe me të tjerët, për pasojat dhe sjelljet. Ato luajnë një rol kyç në ciklin e dhunës me mendimet të cilat ushqejnë dhunën. Dhuna nuk fillon me veprim por me mendimin. Ajo është e ndikuar nga interpretimi i realitetit. Mendimet justifikojnë dhe mbajnë ciklin e dhunës.
Filtri negativ – truri zgjedh dhe përpunon vetëm një pjesë të informacionit. Autori sheh vetëm provokimin ndërsa viktima sheh vetëm gabimet e veta. Autori – “Ajo bën shumë gjëra për mua por kjo nuk ka rëndësi, ajo prap më provokon”. Viktima – “Ai ishte i mirë sot vetëm sepse ndihej fajtor; ai nuk është realisht i mirë”.
Leximi i mendjes/katastrofizim, kjo sjell tendencën e nxjerrjes së përfundimeve pa pasur prova. Autori – “Ajo po flet me dikë tjetër →patjetër po më tradhëton”. Viktima – “Ai është i ftohtë → duhet të mendoj që nuk vlej”.
Etiketimi/mendimi bardh e zi, gjykime ekstreme pa nuance. Autori- “Ajo është e pabesë, manipulatore, problem”. Viktima -“Unë jam budallaqe që rri në këtë marrëdhënie”.
Pika kyce → pa sfiduar mendimin, cikli i dhunës vazhdon. Ndryshimi fillon kur mendimi vihet në dyshim. Nëse thua “askush nuk më respekton” duhet ta specifikosh se kush është ai që nuk të respekton, “kush janë njerëzit që ti respekton?”. Nëse ai/ajo nuk të flet nuk do të thotë se të urren thjesht mund të jetë i stresuar. Dallo faktin nga interpretimi, “Çfarë ndodh nëse vazhdon ta besosh këtë mendim?”;” Cili është skenari më i keq?”;” Nëse ndodh si do veprosh?”.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
