
Në martesë leja për të prekur trupin e partnerit merret e mirëqenë. Më së shumti kjo i referohet meshkujve të cilët mendojn se është e drejta e tyre. Ata mendojnë se kanë kontroll total mbi numrin e marrëdhënieve seksuale. Në këtë rast pritshmëritë e femrave minimizohen. Meshkujt mendojnë se kanë të drejtën të kryejnë marrëdhënie kur të duan dhe se partnerja e tyre e pëlqen këtë gjë. Në shumë raste është vënë re se pritshmëritë që kanë femrat ndaj marrëdhënies është e ndryshme me ato të partnerëve të tyre. Qëndrimet që mban shoqëria për mashkullin përforcon mënyrën e të menduarit dhe qëndrimet rreth marrëdhënieve seksuale në çift. Shpesh kemi vënë re një konfuzion mes joshjes dhe detyrimit, si edhe në televizione, filma, muzikë ose libra ku taktikat e joshjes normalizojnë detyrimin seksual.
Partnerët duhet të komunikojnë me njëri tjetrin dhe të ndajnë pritshmëritë dhe limitet që ata kanë rreth marrëdhënies.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
