
Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë peshën e komeneve të cilat ata japin. Në shumë raste një koment i cili në pamje të parë mund të mos duket i dëmshëm mund të ketë një ndikim shumë të madh për palën tjetër. Fjalët mund të lëndojnë po aq sa veprimet. Një koment nuk është thjesht një koment kur është tallës, fyes, poshtërues ose denigrues. Komentet fyese apo që justifikojnë dhunën mund të dëmtojnë mirëqenien emocionale, të rrisin frikën dhe turpin, të nxisin fajësimin e viktimës dhe të normalizojnë dhunën online.
Dhuna nuk fillon dhe nuk mbaron gjithmonë me një veprim. Ndonjëherë ajo vazhdon edhe në komentet që zgjedhim të shkruajmë.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
