
Shëndeti mendor nuk është luks por është nevojë. Ai ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndiejmë, përballemi me vështirësitë, ndërtojmë marrëdhënie dhe marrim vendime çdo ditë.
Shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e mirëqënies psikosociale. Dinamikat e jetës së përditshme bëjnë që të kemi akumulime të vazhdueshme të stresit dhe shqetësimeve të tjera. Kultura e kujdesit ndaj shëndetit mendor është një nga fushat ku ne ende si shoqëri duhet të përmirësohemi dhe t̛i japim rëndësinë e duhur.
Shëndeti mendor nuk përcakton forcën apo dobësinë e një personi. Ai është pjesë e shëndetit tonë dhe meriton të njëjtin kujdes dhe vëmendje.
Këtë 10 tetor, le të kujtojmë se kujdesi për veten nuk duhet të fillojë vetëm kur ndihemi të mbingarkuar. Ai fillon duke i dhënë rëndësi asaj që ndiejmë, çdo ditë. Nëse gjendesh në një situatë në të cilën ke nevojë për mbështetje psiko-emocionale ne jemi këtu për të ofruar ndihmë.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
