Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem se bashku me SICA – Qëndra Shqiptare për Impakt Social mori pjesë në një takim të organizuar nga Njësia Administrative Nr. 11 Bashkia Tiranë, ku u diskutua mbi parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Gjatë takimit, Linja e këshillimit për Burra dhe Djem ndau përvojën dhe ekspertizën e saj shumëvjeçare në ofrimin e shërbimeve të këshillimit dhe rehabilitimit për burrat dhe djemtë që ushtrojnë dhunë, si dhe në zbatimin e ndërhyrjeve që synojnë transformimin e normave të dëmshme gjinore dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe jo të dhunshme.

Takimi shërbeu si një hapësirë e rëndësishme për ndarjen e përvojave, praktikave dhe ekspertizës ndërmjet aktorëve të ndryshëm.Ndryshimi kërkon angazhim të përbashkët. Së bashku për marrëdhënie pa dhunë dhe një shoqëri më të barabartë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *