Dhuna nuk është zgjidhje. Ajo nuk ka justifikim dhe nuk duhet të normalizohet apo të tolerohet.
Mos e normalizo dhunën!
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem promovon përgjegjësinë, ndërgjegjësimin dhe ndryshimin e sjelljeve të dhunshme. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit.
Çdo burrë dhe djalë ka përgjegjësinë të refuzojë dhunën, të sfidojë modelet e dëmshme të sjelljes dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes.
Heshtja nuk e ndal dhunën. Reflektimi, kërkimi i ndihmës dhe marrja e përgjegjësisë mund të bëjnë ndryshimin.
Mos hesht! Mos justifiko dhunën! Zgjidh ndryshimin!

