
Shumë konflikte në marrëdhënie nuk lindin sepse njerëzit nuk duan njëri tjetrin, por sepse nuk arrijnë të flasin për atë që ndiejnë në kohën e duhur.
Shpesh heshtim. Mendojmë se partneri “duhet ta kuptojë vetë”. Mbajmë brenda pakënaqësitë, zhgënjimet dhe nevojat tona, derisa një ditë ato shpërthejnë në zemërim, fjalë të rënda ose ftohje emocionale.
Komunikimi i shëndetshëm nuk fillon me akuza. Fillon me sinqeritet dhe respekt.
Prano që nevojat e tua janë legjitime.
Shprehu herët, jo vetëm kur je në kufijtë e durimit.
Fillo me siguri dhe respekt:
“Të dua dhe dua ta ndaj këtë me ty sepse marrëdhënia jonë ka rëndësi për mua.”
Fol për ndjenjat e tua, jo për fajet e tjetrit.
Prano që nuk është e nevojshme të bini dakord për gjithçka; mjafton të përpiqeni të kuptoni njëri-tjetrin.
Një marrëdhënie nuk forcohet duke fshehur mendimet e tua për të shmangur konfliktin. Ajo forcohet kur të dy partnerët ndihen të sigurt për të folur hapur, me qetësi dhe pa frikë se do të gjykohen. Nuk është e rëndësishme që komunikimi të jetë perfekt, por të ketë respekt për tjetrin dhe emocionet e tij/saj, pavarësisht nëse ka të drejtë apo jo. Nëse ndjenjat aprovohen fillimisht nga partneri ose partnerja atëherë rihapja e temës për ta parë më qartë do të jetë më e lehtë.
Të shprehësh nevojat nuk të bën “të vështirë”. Të mos i shprehësh ato është ajo që, me kalimin e kohës, mund të dëmtojë marrëdhënien.
Të flasësh me respekt për nevojat e tua nuk e dobëson dashurinë. Përkundrazi, i jep asaj mundësinë që të zgjasë.” — Frymëzuar nga Alain de Botton
Nëse e ke të vështirë të komunikosh, të vendosësh kufij ose të shprehësh emocionet e tua, nuk je vetëm.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem ofron mbështetje konfidenciale për burrat dhe djemtë që duan të ndërtojnë marrëdhënie më të shëndetshme, të menaxhojnë konfliktet dhe të zhvillojnë aftësi më të mira komunikimi. Ajo mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel: +355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@bëhu.burrë
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
