




Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile, stafi i Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem vizitoi Azilin e të Moshuarve “Strehë dhe Shpresë”, ku kaluam disa orë të bukura në shoqërinë e tyre.
Aktiviteti u organizua me synimin për të promovuar vlerat, respektin, përfshirjen sociale dhe mbështetjen ndaj të moshuarve. Përmes bashkëbisedimeve dhe kohës së kaluar së bashku, u krijua një atmosferë e këndshme që forcoi marrëdhënien ndërmjet stafit dhe të moshuarve dhe gjithashtu nxiti frymën e solidaritetit shoqëror.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
#IamanehSchweiz/Suisse
@National Resource Center for Civil Society in Albania
