ÇFARË ËSHTË DHUNA E NDËRMJETËSUAR ?

📌“Kur fëmijët bëhen armë: Çfarë është dhuna e ndërmjetësuar?”

“Dhuna e ndërmjetësuar” (ose e quajtur ndryshe Dhuna Vikariane).

Kjo formë e dhunës ndodh kur burri dhunues nuk e prek fizikisht ish-partneren e tij, por përdor fëmijët si armë ose mjete për të vazhduar dhunën psikologjike dhe kontrollin ndaj saj pas ndarjes ose divorcit.

Kjo temë prek kryesisht: burrat dhunues (që ndryshojnë vetëm metodën e dhunës), baballarët (që dëmtojnë rëndë rolin e tyre prindëror) dhe të rinjtë/fëmijët (që përdoren si mjet).

🚨Si shfaqet kjo dhunë?

* Manipulimi i fëmijës: Kur babai i flet keq fëmijës për nënën e tij, duke u munduar t’i prishë imazhin ose t’i mbushë mendjen duke i thënë se “nëna nuk të do”.

* Kërcënimet përmes fëmijës: Përdorimi i frazave si: “Nëse nuk bën si them unë, nuk do t’i shohësh më fëmijët”.

* Përdorimi si “spiunë”: Kur babai e pyet fëmijën me imtësi pas çdo takimi: “Ku shkoi mami? Me kë foli? Kush erdhi në shtëpi?”, duke e ngarkuar fëmijën me një rol që nuk i takon.

* Neglizhimi financiar si ndëshkim: Mospagesa e detyrimit ushqimor (alimentacionit) jo nga pamundësia, por si formë për të dëmtuar dhe stresuar ish-partneren, pa marrë parasysh se po dëmton direkt fëmijën.

⚠️Pse duhet folur?

Shumë burra nuk e konsiderojnë veten dhunues sepse “nuk po e prekin më me dorë” ish-bashkëshorten. Ata duhen ndërgjegjësuar se tjetërsimi prindëror dhe përdorimi i fëmijës për presion psikologjik është formë e rëndë dhune që u shkakton fëmijëve trauma afatgjata, ankth dhe bllokim emocional. Një baba i mirë e mbron fëmijën nga konfliktet, nuk e përdor atë si mburojë apo si mjet për të arritur atë që do.

🧑🏻‍🏫👩🏻‍🏫 “Nëse je prind i ndarë dhe e gjen veten duke parë këto sjellje, ose nëse njeh dikë që po e kalon këtë situatë, na shkruaj.

🟠 Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.

📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎Tel:(04)2363712

📱Cel:+355674132552

📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:

@behu.burre

@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

#NejemiLinjaKëshillimit

#MëpakInat#MëpakDhunë

#IamanehSchweiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *