
Media sociale është kthyer në një vatër publikimesh të elementeve të ndryshme të dhunës.
Çdo ditë e më shumë po hasemi me video dhe materiale të publikuara ku në to ka përmbajtje të dhunës fizike, psikologjike, seksuale, digjitale dhe ekonomike.
Cfarë pasojash sjell ky fenomen?
Ekspozimi i vazhdueshëm i dhunës në media online bën që të përballemi me njerëz me nivel më të ulët empatie. Postimet e vazhdueshme bëjnë që njerëzit ta normalizojnë këtë sjellje dhe të vonojnë në reagimin ndaj saj. Ajo çfarë na trondit në fillim me kalimin e kohës na duket “normale”.
Të shohësh dhunë çdo ditë nuk do të thotë se duhet të mësohemi me të.
Një video nuk është thjesht “përmbajtje”. Pas saj mund të jetë një person, një histori dhe një traumë reale.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
