



Njësia Administrative Nr. 2, Bashkia Tiranë
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (CLMB) mori pjesë në takimin e ekipit ndërsektorial në Njësinë Administrative Nr. 2, me fokus:
Menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore
Koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve
Shkëmbimin e informacionit dhe praktikave për trajtimin e rasteve
Forcimin e mekanizmave të referimit dhe mbështetjes për personat e përfshirë në rastet e dhunës.
Përballimi i dhunës kërkon bashkëpunim, koordinim dhe përgjegjësi të përbashkët. Puna e ekipeve ndërsektoriale është thelbësore për një përgjigje më të koordinuar dhe më efektive ndaj rasteve të dhunës.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem vijon të kontribuojë në forcimin e qasjes së koordinuar ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë edhe punën me burra dhe djem që përdorin ose janë në rrezik të përdorin dhunë.
