Të dashur nxënës ju sot filluat vitin e ri shkollor,i cili nuk është vetëm një hap drejt dijes, por edhe një mundësi për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme, për të mësuar të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.
Urojmë që çdo djalë dhe vajzë të ndihet i/e dëgjuar, i/e respektuar dhe i/e sigurt në mjedisin shkollor. Le t’i mësojmë fëmijët tanë se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, të shprehësh emocionet është forcë dhe të kujdesesh për tjetrin është përgjegjësi.
Një vit i ri shkollor, më shumë kujdes, respekt, mirëkuptim dhe mbështetje për njëri-tjetrin.
Suksese të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve!
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem !


#Shihemineshkolla
#NejemiLinjaKëshillimit
#MëpakInat #MëpakDhunë
#IamanehSchweiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *