
Në një kohë ku rrjetet sociale dhe media online janë kthyer në një pjesë esenciale të të përditshmes sonë, djemtë pëballen me modele të ndryshme te “maskulinitetit”.Modele të ndryshme të cilat tregojnë se si duhet të jesh,sillesh apo veprosh.
Në shumicën e rasteve, këto modele e lidhin burrërinë me kontrollin, forcën fizike, të mirat materiale dhe vetminë. Një pjesë kyçe ku këto modele fokusohen është dhe emocioni, shfaqja e emocionit dhe kontrolli I tyre.Ideja se emocioni duhet fshehur mbizotëron. Por të jesh burrë nuk do të thotë të jesh gjithmonë “i fortë”.
Të dëgjosh, të respektosh, të tregosh empati dhe të kërkosh ndihmë kur ke nevojë janë gjithashtu shenja force
Interneti mund të jetë një hapësirë për të mësuar dhe për t’u frymëzuar, por është e rëndësishme të reflektojmë në mënyrë kritike mbi mesazhet që konsumojmë dhe modelet që zgjedhim të ndjekim.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
