
Të jesh burrë nuk do të thotë të imponosh me forcë idetë dhe mendimet e tua, të kontrollosh të tjerët apo të thuash gjithmonë fjalën e fundit.Në një marrëdhënie, respekti nuk fitohet përmes frikës dhe dhunës, por përmes bashkëpunimit, lirisë dhe moscenimit të hapësirave personale.Dashuria nuk është kontroll, xhelozia nuk është justifikim për dhunën dhe heshtja e tjetrit nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. Një marrëdhënie e shëndetshme ndërtohet mbi besimin, komunikimin dhe respektin të dyja palëve.
Çdo njeri ka përgjegjësi për mënyrën se si i trajton të tjerët. Të pranosh se ke ushtruar dhunë dhe të kërkosh ndihmë për të ndryshuar është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit, marrjes së përgjegjësisë dhe përmirësimit.Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie. Burrëria nuk ka nevojë për dhunë për t’u dëshmuar.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
