EDHE BABALLARËT KANË NEVOJË PËR MBËSHTETJE !!!

Edhe baballarët kanë nevojë për mbështetje!!!

Baballarët shpesh shihen si “shtylla e familjes” – ata që duhet të jenë gjithmonë të fortë, të qetë dhe të gatshëm të mbajnë gjithçka mbi supe.

Të jesh baba, në shumë raste, do të thotë të vendosësh nevojat e të tjerëve përpara vetes dhe të heshtësh lodhjen, stresin apo pasiguritë personale.

Por edhe baballarët ndihen të lodhur, të mbingarkuar emocionalisht dhe të pasigurt për rolin që mbajnë. Ata përjetojnë presion për të qenë të fortë financiarisht, emocionalisht dhe psikologjikisht, shpesh pa hapësirë për të shprehur vështirësitë e tyre. Kjo heshtje mund të çojë në stres kronik, ankth apo ndjenjë vetmie.

Është e rëndësishme të kuptojmë se të flasësh për atë që po kalon nuk është shenjë dobësie, por akt force dhe përgjegjësie. Të kërkosh mbështetje nuk të bën më pak baba – përkundrazi, të bën një baba më të ndërgjegjshëm, më të shëndetshëm dhe më të pranishëm për familjen tënde.

🟠 Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.

📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎Tel:(04)2363712

📱Cel:+355674132552

📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:

@behu.burre

@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

#NejemiLinjaKëshillimit

#MëpakInat#MëpakDhunë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *