LINJA KËSHILLIMIT PËR GRA DHE VAJZA & LINJA KËSHILLIMIT PËR BURRA DHE DJEM

Refuzimi nuk është shkak për vrasje, plagosje, dhunë apo rrëmbim. Kjo nuk është dashuri.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier, ku një 35-vjeçar vrau babain e ish-të fejuarës, plagosi nënën e saj dhe rrëmbeu të renë, është një kujtesë e dhimbshme se dhuna nuk fillon me aktin ekstrem. Ajo shpesh paraprihet nga kontrolli, kërcënimet, ndjekja, shantazhi dhe refuzimi për të pranuar fundin e një marrëdhënieje.

Askush nuk ka të drejtë të vendosë mbi jetën, lirinë apo zgjedhjet e një personi tjetër. Refuzimi nuk është provokim dhe as justifikim për dhunë.

Është përgjegjësi e secilit prej nesh të mos normalizojë sjellje kontrolluese apo kërcënuese dhe të reagojë në kohë. Ndërhyrja e hershme mund të shpëtojë jetë.

Nëse ju ose dikush që njihni po përjeton kërcënime, përndjekje apo çdo formë tjetër dhune, mos heshtni.

📞 116 117 – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

Asnjë grua nuk është pronë. Asnjë refuzim nuk justifikon dhunën.🟠 Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.

📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎Tel:(04)2363712

📱Cel:+355674132552

📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:

@behu.burre

@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

#NejemiLinjaKëshillimit

#MëpakInat#MëpakDhunë

#IamanehSchweiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *