
RESPEKTI vs KONTROLLI
Shpesh herë ajo që ngatërrohet në një marrëdhënie është kontrolli me respektin. Edhe pse nuk duken njësoj ato shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Respekti krijon siguri ndërsa kontrolli frikë. Marrëdhënia nuk ka nevojë për kontroll por për respekt.
RESPEKTI
• Të dëgjon pa të ndërprerë
• Pranon “jo”-në pa presion
• Nuk të frikëson për të marrë atë që do
• Të lejon hapësirë dhe zgjedhje
• Ndjenjat e tua kanë peshë
KONTROLLI
• Të bën të ndihesh në faj
• E kthen “jo”-në në debat apo presion
• Vendos për ty “për të mirën tënde”
• Të kufizon kontaktet, kohën, zgjedhjet
• Të bën të ndihesh i/e detyruar
“Po të kontrolloj sepse shqetësohem për ty”
RESPEKT “Të shkruaj sepse dua të di si je”
KONTROLL “Kërkoj të di çdo moment ku je dhe me kë je”
“Nëse më do, nuk ke pse fsheh asgjë”
RESPEKT “Besimi nuk kërkon kontroll”
KONTROLL “Kërkoj akses në telefon, rrjete, privatësi”
“Xhelozia është normale”
RESPEKT “Flas për pasiguritë e mia”
KONTROLL “Të ndaloj, të kufizoj, të mbaj nën presion”
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
