
Të rinjtë jo gjithmonë flasin për atë që ndiejnë. Shpesh, shqetësimet e tyre shfaqen përmes ndryshimeve në sjellje, humor apo përqendrim. Këto ndryshime mund të lidhen me presionin shkollor, konfliktet familjare, dhunën në familje, mungesën e vëmendjes emocionale, bullizmin, apo pasigurinë që sjell periudha e rritjes.
Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sjelljeve që shfaqin ata dhe t’i evidentojnë problemet në kohë. Dashuria, komunikimi dhe prania e të rriturve janë mbrojtja më e fortë për shëndetin mendor të tyre.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
