
Një balancë e shëndetshme trupore, psikologjike dhe sociale është gjendja kur personi kujdeset për veten fizikisht, menaxhon emocionet dhe ka marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët — faktorë që ulin rrezikun për sjellje dhunuese.
Kjo balancë ndërtohet përmes kujdesit fizik, menaxhimit emocional dhe marrëdhënieve të shëndetshme në jetën e përditshme.
![]()
Viktima përjeton frikë, ankth dhe pasiguri, sepse agresori e shkarkon tensionin dhe destabilitetin e vet ndaj të tjerëve.
Agresori njihet nga mungesa e kontrollit emocional, impulsiviteti dhe nevoja për të dominuar apo fajësuar të tjerët.
![]()
E rëndësishme është ndërhyrja e hershme për të zhvilluar vetëkontroll, përgjegjësi emocionale dhe marrëdhënie të shëndetshme.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
