
Varësia emocionale është humbja graduale e identitetit personal duke e lidhur vlerën e vetes me një tjetër person.
Ajo zhvillohet në marrëdhënie ku afrimi intensiv kthehet në kontroll, frikë nga humbja dhe mungesë kufijsh.
![]()
Viktima përjeton ankth, faj, hutim emocional dhe ndjenjën se nuk di më kush është pa tjetrin.
Agresori emocional kontrollon përmes fajit, manipulimit dhe krijimit të varësisë, shpesh i maskuar si kujdes.
![]()
Dashuria e shëndetshme nuk kërkon vetëmohim, frikë apo heqje dorë nga vetja. Duhet të rikthejmë lidhjen me veten, të vendosim kufij dhe të kërkojmë ndihmë pa ndier faj.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem
