NJOFTIM PËR POZICION PUNE – KËSHILLUES PSIKOSOCIAL (PART-TIME)

NJOFTIM PUNE

NJOFTIM PËR POZICION PUNE. PART TIME 4 ORE, 9:00–13:00.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem kërkon të angazhojë një profesionist në pozicionin:

KËSHILLUES PSIKOSOCIAL

Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi

Një ftesë te veçantë kanë studentët në nivel Masteri – Puna është paradite .

Linja e Këshillimit për Burra dhe djem është një organizantë e fokusuar në trajtimin dhe parandalimin e fenomenit të dhunës në familje. Linja u themelua në vitin 2010 si një organizatë drejt barazizë gjinore nga këndvështrimi i Burrave dhe Djemve.

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem synon të ndihmojë burrat dhe djemtë që kalojnë faza të vështira.

Duke siguruar që qënia e sigurtë e gruas dhe fëmijës mbetet qëllimi ynë primar në punën me burrat.

NJOFTIM PUNE përfshihet në programet tone.

Ideja e Linjës së Këshillimit për të punuar me burrat dhunues është shumë e lehtë. Kjo e bën procesin të qartë.

Burrat duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për dhunën e ushtruar në familje.

Shumica e dhunës shkaktohet nga një burrë.

Edhe pse ne mendojmë se vetëm një pjesë e burrave ushtrojnë dhunë në familje, jemi të sigurt se të gjithë burrat së bashku mund të ndikojnë në ndryshimin e mentalitetit dhe mjedisit që i lejon burrat e tjerë të jenë të dhunshëm.

Aktivitetet kryesore të Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem janë si në vijim:

• Ofrojmë seanca këshillimi për burra dhe djem.

• Trajnime me të rinjtë, formim grupesh.

• Trajnimet në shkolla dhe qendrat rinore

• Fushatat publike në mediat vizive dhe auditive

• Informacione dhe advokim për të rinjtë

Çfarë Synojmë…

• Reduktimin e dhunës në familje.

• Ndërgjegjësimin për çështje të dhunës në familje nga një perspektivë ku në fokus është dhunuesi.

• Të rinj të edukuar dhe me një qasje kundër dhunës në familje e më gjerë.

• Aktivitete advokuese dhe lobuese për parandalimin e dhunës

• Kërkime rreth çështjes së dhunës me në fokus dhunuesin.

Në punën tonë me dhunuesit ne synojmë.

• Individi të kuptojë origjinën dhe burimin e dhunës.

• Individi të jetë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka kryer.

• Individi të marrë përsipër përgjegjësinë e veprimit te tij.

• Së bashku me individin të ndërtojmë plane ndërhyrje për trajtimin e tij.

KËSHILLUES PSIKOSOCIAL

Punonjës Social Klinik | Psikolog Klinik | Psikolog Këshillimi

🕐Angazhim: Part Time

🎯Rreth pozicionit

Profesionisti do të angazhohet në ofrimin e këshillimit psikosocial/terapisë për burra dhe djem të përfshirë në sjellje të dhunshme në të gjitha format e dhunës që parashikon ligji Nr.11/2026 me fokus në përgjegjësimin, ndryshimin e sjelljes dhe parandalimin e përsëritjes së dhunës.

Për shkak të natyrës specifike të punës me autorët e dhunës dhe profilit të shërbimit, preferohet kandidat mashkull.

📌Detyrat kryesore

• Ofrimi i këshillimit individual dhe/ose në grup për autorët e dhunës në familje;

• Vlerësimi psikosocial dhe identifikimi i nevojave të klientëve;

• Hartimi dhe ndjekja e planeve individuale të këshillimit;

• Dokumentimi profesional dhe respektimi i konfidencialitetit;

• Bashkëpunimi me ekipin multidisiplinar dhe shërbimet përkatëse;

• Zbatimi i parimeve të përgjegjësimit të autorit dhe sigurisë së viktimave.

🎓Kriteret

• Diplomë në Punë Sociale klinike , Psikologji Klinike ose Psikologji Këshillimi

• Licencim professional ose në process licensimi

• Eksperienca e mëparshme profesionale nuk është e domosdoshme, por përbën avantazh,

• Interes dhe motivim për të punuar me çështjet e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe ndryshimit të sjelljes

• Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe profesionale

• Gatishmëri për trajnim, supervizim dhe zhvillim profesional

💼Çfarë ofrojmë

✔️Mbështetje dhe supervizim profesional;

✔️Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;

✔️Mundësi për të fituar eksperiencë të specializuar në punën me autorët e dhunës;

✔️Përfshirje në një shërbim të specializuar për parandalimin dhe rehabilitimin e dhunës në familje dhe asaj me baze gjinore .

📩Aplikimi

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në dhe një Letër Motivimi në:

To: [email protected]

Cc: [email protected]

Në subjekt të email-it të specifikohet:

“Aplikim – Këshillues Part Time”

📅Afati i aplikimit: 31.09.2026

Bashkohu me ne për të kontribuar në ndryshimin e sjelljeve të dhunshme dhe në ndërtimin e marrëdhënieve dhe familjeve më të sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *