DISKUTIM NË STUDIO TELEVIZIVE

Kordinatori i qëndrës “Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem “ ishte i ftuar në emisionin StudioLive në Report TV , ku u trajtua Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shëndetin e Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Shqipëri (2025) i cili paraqet një pasqyrë të gjendjes aktuale të mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në vend.

Vendi shënon 9.4 vdekje të fëmijëve nën 5 vjeç për 1000 lindje, një nivel më i lartë se mesatarja evropiane, ndërsa vdekshmëria adoleshente është 2.4 për 1000.

Rreth 57% e foshnjave ushqehen me gji brenda orës së parë të lindjes, dhe 92% e fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit, çka tregon mbulim të mirë shëndetësor bazë. Megjithatë, 48% e fëmijëve 1–14 vjeç kanë përjetuar dhunë nga kujdestarët, dhe problemet e shëndetit mendor janë të përhapura, sidomos tek vajzat (47% raportojnë shqetësime të shpeshta shëndetësore).

Në aspektin e politikave, Shqipëria ka ndaluar dënimin reklamimin e duhanit, si dhe ka përfshirë adoleshentët në strategjitë kombëtare të shëndetit, por mungojnë masa për kufizimin e marketingut të ushqimeve me shumë yndyrë, sheqer e kripë dhe taksa mbi pijet e ëmbëlsuara.

Financimi mbetet sfidë: vetëm 9.2% e shpenzimeve publike shkojnë për shëndetësi, ndërsa mbi gjysmën (51.3%) e shpenzimeve shëndetësore paguhen nga vetë qytetarët.

Në përmbledhje, raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në vaksinim dhe politika mbrojtëse për fëmijët, por përballet ende me sfida serioze në fushën e shëndetit mendor, dhunës ndaj fëmijëve dhe barazisë në qasje ndaj kujdesit shëndetësor.

🟠 Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.

📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎Tel:(04)2363712

📱Cel:‪+355674132552‬

📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:

@behu.burre

@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

#NejemiLinjaKëshillimit

#MëpakInat#MëpakDhunë

#IamanehSchweiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *