🧠Lodhja emocionale është një gjendje rraskapitjeje mendore dhe ndjenjore, ku individi ndien se nuk ka më energji për të përballuar stresin, emocionet apo kërkesat e përditshme.

🚨Ajo shfaqet në shkollë, punë, familje, marrëdhënie apo në jetën sociale, kur për një kohë të gjatë personi përballet me presion, përgjegjësi të shumta ose stres pa pushim dhe pa mbështetje.

🧩Kryesisht shkaktohet nga stresi i vazhdueshëm, pritshmëritë e larta (nga vetja ose të tjerët), mungesa e pushimit, presioni për të qenë “gjithmonë mirë”, konfliktet emocionale dhe mbingarkesa me probleme.

🙍🏻‍♀️🙍🏻‍♂️Individi ndjen lodhje të vazhdueshme, mungesë motivimi, irritim, ndjesi boshllëku, vështirësi për t’u përqendruar, distancim nga të tjerët dhe ndonjëherë ankth ose trishtim.

⚡E rëndësishme është të njihet në kohë dhe të pranohet pa faj apo turp, sepse është një sinjal që trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim dhe kujdes.

📍Ajo që mund të bëjmë është vendosja e kufijve, marrja e kohës për pushim dhe aktivitete relaksuese, ndarja e shqetësimeve me persona të besuar, kujdesi për gjumin dhe rutinën ditore, si dhe kërkimi i ndihmës profesionale kur gjendja vazhdon.

🟠 Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.

📌Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;

☎Tel:(04)2363712

📱Cel:+355674132552

📌Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:

@behu.burre

@Linja Këshillimit për Burra dhe Djem

#NejemiLinjaKëshillimit

#MëpakInat#MëpakDhunë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *