
REAGIM PUBLIK – LINJA E KËSHILLIMIT PËR BURRA DHE DJEM
Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhuana Nikollit, një ngjarje që trondit opinionin publik dhe na kujton për realitetin e hidhur të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem shpreh dhimbjen më të thellë për humbjen tragjike të Xhuana Nikollit. Ngjarje si kjo na kujtojnë se dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore mund të ketë pasoja fatale.
Ne bëjmë thirrje për vetëdijësim të mbarë shoqërisë, për mbështetje ndaj personave në rrezik dhe për respekt ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre.
Nuk ka turp të kërkosh ndihmë – ka turp të heshtësh përballë dhunës.
Kur shikon një rast dhune mos guxo të thuash “Ç’më duhet mua” – Mos u bëj pale me vrasësin!
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem mbetet një mbështetje kyçe për luftën kundrejt dhunës ne familje dhe asaj me bazë gjinore duke ofruar shërbim të specializuar për rehabilitimin e autorve të dhunës.
Nëse gjendeni përballë një situate të tillë na kontaktoni në numrat tanë;
Tel:(04)2363712
Cel:+355674132552
Gjithashtu mund të na kontaktoni në inboxin e faqes në facebook si edhe në Instagram:
@behu.burre
@Linjakeshillimitperburra
